Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë nesër mban mbledhje në Shtip

Qeveria nesër në qytetin e Shtipit do ta mbajë mbledhjen e rregullt të katërt..

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski dhe ministrat, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, do të kenë disa aktivitete në rajonin e Shtipit , njofton Telegrafi Maqedoni.

Para mbajtjes së mbledhjes qeveritare në Shtip, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, bashkërisht me gjeneralin britanik të Britanisë së Madhe do ta vizitojnë kazermën ‘Jane Sandanski’ në Shtip.

Kryeministri teknik, Spasovski bashkërisht me zëvendëskryeministrat Mila Carovska dhe zëvendëskryeministren e MPPS-së, Sanela Shkrijelj dhe drejtoren e DHP-së, Sanja Lukarevska do ta vizitojnë kompaninë ‘Albatros’ në Shtip.