Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë nënshkruan bashkëpunim me kompani konsultuese për fushatën e referendumit

Qeveria e Maqedonisë ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me Kompaninë konsultuese “Stratagem International” për shërbime konsultuese.

Nga qeveria thonë se kjo kompani do të mundësojë referendum të besueshëm, fer dhe transparent, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i këtij memorandumi është të sigurojë shërbime konsultuese në realizimin e komunikimit publik të planifikuar që është me interes publik – fushata për referendum, e bazuar në parimet e objektivitetit, transparencës dhe racionalitetit”, thonë nga qeveria.

Sipas memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe kompanisë konsultuese, shërbimet e përfshira nuk kanë përfshirje financiare./Telegrafi/

Exit mobile version