Në BE, të gjithë e kanë të qartë se këtë vit, Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat për anëtarësim, duhet të ketë një vendim dhe kur ky vendim merret varet nga një sërë rrethanash, nga njëra anë vazhdimi i zbatimit të reformave të brendshme, nga ana tjetër ngjarjet në vetë Bashkimin Evropian, në shtetet anëtare të të cilave ka filluar fushat për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Sipas burimeve të Qeverisë sot në takim me gazetarët duke folur për samitin joformal për Ballkanin Perëndimor nën udhëheqjen e Angela Merkel dhe Emanuel Macron në Berlin, shprehën optimizëm se vendi do të marrë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave në qershor.
Përveç reformave dhe zhvillimeve në vetë Bashkimin Evropian, është thelbësore që të kompletohet me sukses rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Vendimi për fillimin e negociatave gjithashtu do të varet nga vendimi i çdo qytetari për të ardhur në vendvotim, sepse një rrethi i dytë i pasuksesshëm do të jetë një mesazh i keq për shtetet anëtare për pjekurinë demokratike të shtetit, thonë nga Qeveria, duke shtuar se tani është tek përgjegjësia personale e të gjithëve qytetar.
“Nëse BE nuk i përgjigjet pozitivisht të gjitha hapave që vendi ka marrë, atëherë ajo mund të shkaktojë një efekt demotivues në vendet e tjera, të cilat nuk do të përqendrohen në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndërsjella, sepse ata do të konsiderojnë se nuk do të vlerësoheshin nga Bashkimi Evropian”, thonë nga Qeveria ./Telegrafi/