Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë: Ndihmën prej 6 mijë denarëve qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë edhe pas 25 dhjetorit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se rreth 300 mijë qytetarët, të cilët do të marrin ndihmë prej 6 mijë denarëve, të njëjtat mjete do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pas afatit të paraparë 25 dhjetorit 2020.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ato janë mjete të qytetarëve dhe të njëjtat do të mund t’i shfrytëzojnë kur të duan, menjëherë pasi t’u lëshohen në llogari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Megjithatë rekomandojmë që mjetet të përdoren më 25 dhjetor në mënyrë që të injektohen mjete likuide në ekonomi për një periudhë të shkurtër deri në fund të vitit, për të blerë produkte vendore dhe kështu të veprohet në stimulimin e aktivitetit ekonomik. Po të mos ishin pengesat dhe bllokadat në Kuvend nga opozita për zbatimin në kohë të paketës së katërt të masave ekonomike, qytetarët do të kishin mundur të përdornin fondet e tyre shumë më herët, dhe kështu aktiviteti ekonomik në vend do të përmirësohej më herët”.

“Kjo masë është nga pakoja e katërt për mbështetjen financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve. 6,000 denarë për llogari merren nga qytetarë me të ardhura të ulëta, pensionistë që kanë deri në 15,000 denarë pensione, përfitues të së drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, të rinj të moshës 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe të tjerë duke punuar në kulturë, punonjës të filmit dhe artistë të estradës. Gjithsej 27.5 milion euro janë parashikuar për këtë masë, e cila do të realizohet përmes pagesës së fondeve në llogarinë ekzistuese të transaksionit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version