Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjet e rregullt miratoi vendim ku ndahen para për klubin e hendbollit Vardar dhe për Besir Alilin.
“Qeveria sot miratoi vendim që t’u ndahet 30 milionë denarë Klubit të hendbollit Vardar për titullin e fituar evropian në hendboll, si dhe vendim që t’i ndahet një milionë denarë Besir Alilit për titullin evropian në mundje në kategorinë e kadetëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në njoftim thuhet se edhe trajneri i Besir Alilit do të fitojë 300.000 denarë.
Ndryshe Besir Alili para disa ditëve u shpall kampion evropian për kadet në Firence, Itali./Telegrafi/