Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ndan 6 milionë denarë për mirëmbajtjen e softuerit për provime në institucionet shtetërore

Për një shumë prej 6 milionë denarë, pa TVSH, ose përafërsisht 100 mijë euro, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë shpalli konkurs për ndarjen e furnizimit publik për mirëmbajtje preventive dhe përshtatëse të softuerit për provimet në institucionet shtetërore dhe bëhet fjalë për procedurë që zbatohet nëpërmjet “E-ankandi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në veçoritë teknike shkruan se afati për përfundimin e konkursit është urgjent dhe duhet të mbyllet për 45 ditë. Procedura është e hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët. Mirëmbajtja preventive nënkupton përmirësimin e pasojave nga gabimet e mundshme, ndërsa mirëmbajtja përshtatëse ka të bëjë me shtesat e mundshme në funksioneve aktuale të sistemit./Telegrafi/