Maqedonia nga buxheti i saj do të ndajë rreth 100.000 euro për Shqipërinë si ndihmë fillestare financiare për të riparuar dëmet nga tërmeti. Në seancën e sotme, Qeveria vendosi të ndajë 6 milion denarë, por edhe ndihma tjera.
“Përveç ndihmës për Shqipërinë, ekipet e shpëtimit prej 30 ekspertësh do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe ndihmën e parë për qytetarët në zonat e prekura. Në këtë ekip të ndihmës së parë përfshihen gjithashtu një ekip të veçantë të mekanizmit që do të angazhohet në operacionet e koordinuara të shpëtimit”, thuhet në deklaratë.
Shqipëria mbrëmë është goditur nga një tërmet prej 6.4 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Durrësit, ndërsa deri më tani janë regjistruar 13 viktima.
Është informuar se ka ende njerëz nën rrënoja./Telegrafi/