Huamarrja e Qeverisë së Maqedonisë te kreditorët e brendshëm nuk ka të ndalur. Kësaj radhe Qeveria mori hua prej 5.3 milion eurove, që është për 2.5 milion euro më pak se sa ishin planifikuar, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, Ministria e financave nesër duhet t’i kthej bazë të borxhit të papaguar, rreth 5.1 milion euro, ndërkaq për një javë duhet të kthehen 2.7 milion euro, me arsye të ngjashme.
Ankandi i radhës i letrave me vlerë shtetërore do të mbahet më 8 mars. Nga ana tjetër, ministri shtesë i financave, Kire Naumov, vazhdimisht i paralajmëron bankat të jenë të kujdesshme kur japin hua për Qeverinë./Telegrafi/