Qeveria e Maqedonisë mori sot 56 milionë euro hua të reja, të cilat duhet që t’i kthej të nesërmen.
Përllogaritja tregon se nga fillimi i vitit, e deri tani, Qeveria ka marrë 700 milionë euro hua, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për huamarrjen e sotme, OBRM-PDUKM-ja opozitare thotë se huamarrja si instrument financiar lejohet vetëm nëse mjetet shfrytëzohen për investime kapitale.
Sipas tyre, Qeveria ka bërë gjashtë herë më pak investime kapitale, dhe se huamarrjet duhet të marrin fund./Telegrafi/