Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë miraton propozim-ligjin për informacionet e klasifikuara

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, qeveria ka miratuar propozim ligjin për informacione të klasifikuara.

Siç njoftojnë nga qeveria, me propozim-ligjin e ri rregullohet sistemi për mbrojtje të informacioneve të klasifikuara në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me ligjin e ri theks vendoset në klasifikimin e informacioneve, përcaktimin e shkallës së klasifikimit, kriteret, masat dhe aktivitetet për mbrojtje të informatave të klasifikuara, këmbimin e informacioneve të klasifikuara me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se gjithashtu rregullohet procedura për dhënien dhe kohëzgjatjen dhe sigurinë e certfikatave, organet për mbrojtje të informatave të klasifikuara, kryerja e mbikëqyrjeve, kundërvajtjet dhe dënimet për zbulimin e paligjshëm të informacioneve të klasifikuara./Telegrafi/

Exit mobile version