Qeveria në mbledhjen sotme të 114-të e miratoi Propozim-programin për punën e saj në vitin 2019, që është në përputhje me Programin për punë të Qeverisë 2017-2020 dhe metodologjisë për planifikim strategjik dhe përgatitje të programit vjetor.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Programi është në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike dhe qëllimeve strategjikë për vitin 2019 të Qeverisë: zhvillimi i ekonomisë, rritja e produktivitetit të punës produktive dhe rritjes së standardit jetësor së qytetarëve, Republika e Maqedonisë – anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimit të sundimit të së drejtës, ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe sistem funksional për vetëqeverisjen vendore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në prioritetet strategjike janë edhe reformat në arsim dhe investimi në inovacione dhe teknologji informative, reforma në gjyqësi, zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimin e shtetit qytetar dhe kohezionit etnik ndaj principeve të tolerancës dhe uljen e ajrit të ndotur./Telegrafi/