Qeveria i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat do të rregullohen çmimet në spitalet private për hospitalizim të pacientëve nga Kovid-19.
Ndryshimet, siç njoftoi sonte shërbimi për shtyp i qeverisë, do të dërgohen në Kuvend për miratim.
Ndryshimet e propozuara parashikojnë përdorimin e burimeve të spitaleve private nëse kushtet e kërkojnë këtë në përputhje me situatën e shkaktuar nga pandemia dhe ndalohet ndërmarrja e punonjësve të shëndetit publik nga ana e ndërmarrjeve private shëndetësore.
Parashikohen ndryshime edhe në fushën e gjobave për kundërvajtje nëse institucionet private të kujdesit shëndetësor nuk veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore.