Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë merr vendim: Ndalohet eksporti i drunjëve, peletit, grurit dhe miellit, si dhe hiqet taksa doganore për importin e vajit ushqimor

“Ndalohet eksporti i drunjëve për ngrohje, peletit, grurit dhe miellit, si dhe hiqet taksa doganore për importin e vajit ushqimor deri në fund të vitit”,  ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme solli vendime për të kufizuar eksportin e produkteve të caktuara për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët. Qeveria mori vendim që të kufizojë eksportin e: grurit dhe thekërit dhe miellit prej grurit dhe thekërit, drunjëve për ngrohje dhe peletit. Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, Qeveria mori sërish vendim për heqjen e taksës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit ushqimor për shkak të nevojës, për të ruajtur ofertën e tregut të brendshëm nga rritja e çmimeve”, ka shkruar Bekteshi.

Exit mobile version