Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë mbështet të gjitha nismat për rritjen e standardit në institucionet shëndetësore

Foto: Ilustrim

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot vizitoi Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” me rastin e patronazhit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shoqërim të zëvendësministrit të Shëndetësisë, Goce Çakarovski, kryeministri ishte pjesë e solemnitetit të organizuar për patronazhin e institucionit shëndetësor dhe realizoi biseda të shkurta me udhëheqësinë dhe personelin profesional të spitalit “8 Shtatori”.

Siç kumtuan nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë, në këtë rast është theksuar mbështetja e tërësishme e Qeverisë për nismat e dedkiuara për ngritjen e standardeve në spitalet e vendit që janë paralajmëruar nga ekipet profesionale dhe udhëheqësia./Telegrafi/

Exit mobile version