Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë me masa shtesë për parandalimin e hapjes së coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi masa dhe rekomandime shtesë të ndërmarrë nga qeveria në lidhje me coronavirusin.

Pra, bibliotekat, konviktet studentore dhe të nxënësve do të ndalojnë së punuari për 14 ditët e ardhshme. Janë identifikuar edhe kategoritë e personave të sëmurë kronikë, të cilat duhet të marrinë vërtetim mjekësor nga mjeku i familjes – ata me sëmundje kronike të frymëmarrjes, sëmundje malinje, sëmundje të rënda kardiovaskulare, diabeti 1.

Për më tepër, rekomandohet që të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor të mos shfrytëzojnë pushime vjetore, si dhe pushime të paguara dhe të papaguara gjatë kësaj periudhe.

Ministria e Shëndetësisë numrin e telefonit “Alo Doktore” do ta përdor si qendër telefonike me qëllim të rritjes së informimit për coronavirus. Kanali Parlamentar dhe Radio-televizioni i Maqedonisë do të jenë të detyruar të publikojnë çdo ditë të gjitha konkluzionet e Qeverisë në lidhje me rekomandimet për coronavirus, gjithashtu për këtë obligohet edhe Agjencia e Lajmeve AIM./Telegrafi/