Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të merr masa më rigoroze për kufizimin e lëvizjes së njerëzve, shkruan në profilin e tij në Facebook, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
“Sonte Qeveria do del me masa më rigoroze për kufizimin e lëvizjes se njerëzve me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.
E kuptojmë se do kufizojmë shume drejta themelore të njerëzve por tani është koha për të ruajtur shëndetin dhe jetën!”, shkruan Osmani.
Numri i të infektuarve me coronavirus në vend ka arritur në 85./Telegrafi/