Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 115-të solli vendimin që Kuvendin të Maqedonisë t’i propozojë Propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave të sillet me procedurë të përshpejtuar dhe me flamur evropian.
Ky veprim nga ana e Qeverisë bëhet në mënyrë sa më të shpejt me qëllim të përforcohet efikasiteti dhe pavarësia e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe për të forcuat kornizën ligjore dhe institucionale të Komisionit Anti-korrupsion për parandalim më efikas dhe luftë kundër korrupsionit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qeveria gjithashtu shqyrtoi dhe votoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik./Telegrafi/