Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të 46-të rishikoi dhe miratoi Informacionin për organizimin e lojërave të fatit në internet në raste urgjence dhe miratoi Dekretin me forcë ligjore për zbatimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Kjo rregullore parashikon mundësinë e mbledhjes së të ardhurave në Buxhet, të cilat deri në vendimin për masat për të parandaluar futjen dhe përhapjen e coronavirusit, u gjeneruan nga bastoret, klubet automatike dhe kazinotë dhe të cilat pushuan së paguari, sepse më 15 mars 2020, organizatorët nga këto shërbime kanë mbyllur të gjitha pikat e pagesave dhe ambientet e biznesit në të cilat ata organizojnë lojëra e fatit.
Dekreti lejon operatorët ekonomikë që organizojnë lojëra të fatit të vazhdojnë aktivitetet e tyre online (përmes Internetit), gjë që krijon kushte për ruajtjen e 7.500 vendeve të punës në këtë aktivitet./Telegrafi/