Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë i largon faqet e internetit të ministrive ku udhëheqin shqiptarët (Foto)

Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale janë larguar menjëherë nga faqja zyrtare e qeverisë, pasi drejtimin me këto ministri e kanë marrë Nuhiu dhe Ibrahimi.

Emri i Ibrahim Ibrahimit edhe zyrtarisht është vendosur në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo edhe emri i Agim Nuhiut në faqen zyrtare të MPB-së

Në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, ministritë me të cilat kanë udhëhequr ministrat teknik të LSDM-së, do ti udhëheqin zëvendësit e tyre deri në zgjedhjet e qeverisë së re./Telegrafi/

 

Exit mobile version