Qeveria prej sot do të mbajë konferenca për shtyp pa praninë e gazetarëve. Për kameramanët rekomandimi zgjat tashmë për një periudhë të caktuar.
Nga Qeveria thonë se konferencat për shtyp do të bëhen përmes ‘online stream’, ndërsa pyetjet gazetarët do t’ia dorëzojnë zëdhënësit 15 minuta para nisjes së konferencës për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi i këtyre masave është që bashkërisht të mbrohemi dhe të sigurojmë kushte për punë sipas gjendjes aktuale. Pyetjet për konferenca për shtyp mund t’i dërgoni në portparol@vlada.gov.mk, duke theksuar mediat nga ku vini dhe pyetjen për cilin ministër është pyetja”, njoftojnë nga qeveria./Telegrafi/