Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ka shkarkuar disa anëtarë këshillash administrativ dhe mbikëqyrës

Përfaqësues qeveritar kanë bërë të ditur për Nova Tv se janë shkarkuar të gjithë anëtarët e këshillat administrativ dhe mbikëqyrës në sektorin publik.

Sipas këtyre burimeve, anëtarët e këshillave kanë tentuar që të marrin vendime të paligjshme dhe të nënshkruajnë marrëveshje menaxhuese që më pastaj nuk do të mundet që të shfuqizoheshin.

Përndryshe, në seancën e sotme qeveritare në rend dite janë çështje për situatën dhe përparimin në procesin integrues euro-atlantik.

Ndërkaq, në rend ditre është edhe statusi i realizimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit./Telegrafi/