Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar nga Komisioni i Venecias që të anulojë debatin për Ligjin e gjuhëve

Qeveria dëshiron të ikë nga një problem i ri, kësaj radhe në mes koalicionit ndërqeveritar, me kërkesë deri tek Komisioni i Venecias për të shtyrë konkluzionet për zbatimin e Ligjit për gjuhët, megjithëse vetë kanë kërkuar nga ky organ i BE-së që të pastaj të zbatojë indikacionet. Ky është konstatimi i dy stacioneve televizive kombëtare, ndërsa sipas dokumenteve të publikuara nga Komisioni i Venecias që kanë arritur në “Pusinfo”, i gjithë sistemi i drejtësisë do të jetë jofunksional, së bashku me vëzhgimet dhe kritikat e tjera.

Siç njofton “TV 24”, burimet nga qeveria njoftuan se përveç shtyrjes së konkluzioneve, kërkoheshin konsultime shtesë mbi ligjin, ndërsa “TvAlfa” gjithashtu informon se autoritetet e Maqedonisë kanë kërkuar nga institucioni më i rëndësishëm evropian i ekspertëve që të shtyjë debatin për ligjin e gjuhëve në Maqedoni.

Zyrtarisht nga shërbimi i shtypit të Komisionit të Venecias për “Alfa” konfirmuan se debati për ligjin e gjuhëve në Maqedoni është shtyrë me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë.

Komisioni do të njoftojë zyrtarisht rezultatet e tij më 18 tetor, por pas ndërhyrjes së Qeverisë ka hapësirë që kjo të ndodhë 60 ditë më vonë./Telegrafi/