Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ka humbur mbështetjen e organizatave qytetare (Video)

Qeveria e ka humbur mbështetjen e organizatave qytetarë me ndihmën e të cilëve erdhi në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dëshpërimi tek ato është i madh, pasi që dje deputetët dhe kryetari i Kuvendit i injoruan kërkesën e tyre, që të tërheqin nga rendi i ditës ndryshimet për Kodin Penal. Tani ato po shikojnë mundësin e pjesëmarrjes në grupet e punës së ministrive, këshillit për shoqëri qytetare dhe të ngjajshme. Mbrëmë ato njoftuan edhe për mundësinë e daljes në protesta.

Pjesëmarrësit në “Revolucionin e Larëm” të cilët protestuan me sloganin “nuk ka drejtësi-nuk ka qetësi”, thonë se u është shkatërruar vizioni për jetë në një shoqëri të drejtë.

Kjo qeveri, thotë Shishovski, i trajton qytetarët si raja, por pak ka ngelur mundësia për marrëveshje.

Mungesa e alternativës është momenti më humbës edhe për Trashanovskin.

Ai beson se këto lëvizje do të ndikojnë edhe në raportin e Komisionit Evropian, sepse qeverisja e së drejtës është një nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE./Telegrafi/