Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë jep vlerësimin e saj për nenin 175 të Ligjit për ndjekje të komunikimit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje miratoi mendim që thotë se Gjykata kushtetuese duhet të ndërpresë procedurën e vërtetimit të kushtetueshmërisë së nenit 175 të Ligjit për ndjekje të komunikimeve sepse ‘ajo iniciativë është e pjesërishme dhe nuk ka qasje gjithëpërfshirëse ndaj kësaj teme dhe ndërpret një lëndë që është në fazë të përparuar’, informojnë nga Qeveria..

Ky nen i jep mundësi Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përgjojë përmes operatorëve telefonik.

“Për shkak të interesit të lartë nga publiku në lidhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Gjykatës kushtetuese, me kërkim të tyre i dorëzoi mendim për ndërprerje të procesit të vërtetimit të kushtetueshmërisë së nenit 175 të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, informojmë se Qeveria e Maqedonsië tanimë punon në reformat e sistemit të sigurisë, duke përfshirë edhe DSK-në dhe Ligjin për ndjekje të komunikimeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Gjykata kushtetuese në qershor solli vendim për nisje të procedurës për vërtetim të kushtetueshmërisë së këtij neni, pasi që shumica e gjykatësve gjatë seancës shprehën dyshim se nëpërmjet neneve 168 dhe 175, DSK-së dhe MPB-së ju mundësohet ndjekje e pakontrolluar e komunikimeve nëpërmjet operatorëve telefonik./Telegrafi/

Exit mobile version