Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë: Janë siguruar dy të tretat e shumicës në Kuvend

Qeveria e Maqedonisë pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Bilall Kasamin, ka lëshuar njoftim të përbashkët edhe me tetë deputetët e pavarur që u përjashtuan nga OBRM-PDUKM.

Nga qeveria thonë se në mënyrë të përbashkët kanë arritur të arrijnë marrëveshje për përfundimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit kushtetues, me çka kanë arritur të sigurojnë 2/3 e votave në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës

“Kemi marrë mbështetje maksimale për tekstet më të mira të mundshme për amendamentet dhe ligjin kushtetues për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, me çka edhe një herë është konfirmuar identiteti maqedonas”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata në fund shtojnë se “edhe një herë konfirmojmë se shtetësia është maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/