Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë hapi portal për të dhëna të hapura

Qeveria e Maqedonisë sot promovoi portalin e ri www.data.gov.mk ku do të ketë të dhëna të hapura nga institucionet shtetërore.

Në këtë portal tashmë ka 111 grupe të të dhënave nga 42 institucione. Një pjesë e këtyre të dhënave janë të reja, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në dispozicion për publikun, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i Qeverisë është t’u mundësojë qytetarëve dhe biznes sektorit që me idetë e tyre dhe me aftësitë në mënyra të ndryshme të kombinojnë, analizojnë dhe prezantojnë të dhënat nga grupet e të dhënave.

“Përmes portali për të dhëna të hapura duam ta përmirësojmë shërbimin dhe efikasitetin e sektorit publik. Gjithashtu mundëson të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e politikave dhe në analizën e rezultateve. Me një fjalë, nëpërmjet portalit për të dhuna të hapura, ne sjellim transparencën në nivel më të lartë.Hapja e të dhënave në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndihmojë në angazhimet për luftimin kundër korrupsionit”, tha ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version