Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të formojë komisioni për hetimin e dëmeve të pemëve dhe vreshtave nga temperaturat e ulëta. Ata gjatë ditës së sotme do të dalin në terren dhe do të shënojnë dëmet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informoi ministri i bujqësisë, Miahil Cvetkov, është formuar komision nga disa institucione i cili duhet të miratojë metodologji përmes së cilës do të paguajë dëmet e shkaktuara.
Ai theksoi se në pajtim me ligjin dëmet paguhen 100%, por nuk është vërtetuar akoma sa është dëmi i shkaktuar dhe sa përqind do të paguhen.
Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë të pranishëm ishin disa kryetarë komunash, ku janë shkaktuar më shumë dëme./Telegrafi/