Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë fillon fushatën për referendumin për çështjen e emrit! (Foto)

Qeveria e Maqedonisë përmes rrjeteve sociale duket se tashmë ka filluar fushatën për referendumin për marrëveshjen me Greqinë. Përmes fotografive me mesazhe, qeveria fton qytetarët që të votojnë “për” në referendumin e ardhshëm, për të cilin akoma nuk është caktuar datë.

Dje në llogarinë e kryeministrit Zoran Zaev në Facebook janë publikuar disa fotografi së bashku me Jens Stoltenberg, me mesazhe për anëtarësim në NATO dhe mbështetje të marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TV Telma njofton se fushata për referendumin po përgatitet nga shërbimi qeveritar për marrëdhënie me publikun dhe për momentin do të shkohet vetëm në rrjetet sociale.

Qeveria nuk është përgjigjur nëse ka vendim për fushatën, për të cilën është zgjedhur mënyra” kuq-bardhë” dhe nëse për fushatën harxhohen edhe paratë e qytetarëve.

Përndryshe, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, qytetarët e Maqedonisë pritet që në referendum të deklarohen për këtë akt, i cili duhet të mbahet në muajin shtator ose tetor./Telegrafi/

Exit mobile version