Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë i emëron Mariçiqin dhe Zabrçanevin për koordinatorë shtetëror

Qeveria e Maqedonisë e emëron Bojan Mariçiq për koordinator shtetëror për integrim në Bashkimin e Evropian, ndërsa Marjan Zabrçanec është emëruar për koordinator shtetëror për komunikime strategjike në Qeveri.

Këto dy emërime, sipas Qeverisë, kanë për qëllim që gjatë Qeverisë teknike të sigurohet vazhdimësi i proceseve të nisura në sferën e integrimeve evropiane dhe bashkëpunim rajonal si dhe në sferën e profezionalizimi të komunikimeve publike qeveritare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, nga tre janari i vitit të ardhshëm në Maqedoni do të ketë Qeveri teknike ku do të ndërrohet kryeministri dhe disa minsitra. Emri më i përfolur i ministrit është i Spasovskit, por ende nuk ka asgjë zyrtare./Telegrafi/