Qeveria në seancën e sotme të 62-të emëroi Muamet Hoxhën si zëdhënësi i dytë qeveritar.
Hoxha ka qenë njëri nga zëdhënësit edhe në qeverinë e kaluar, ndërsa më herët ka punuar edhe në disa mediume në gjuhën shqipe. Ai në qeveri vjen si kuadër i BDI-së.
Zëdhënësi i parë i qeverisë, Mile Boshnjakovski, i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses kolegut të tij të ri.
Në seancën e sotme, qeveria shkarkoi Mite Kostadinovin nga funksioni i kryetarit të Bodrit Drejtues të ndërmarrjes “Ujësjellësi në Republikën e Maqedonisë”./Telegrafi/