Qeveria në seancën e sotme emëron u.d drejtor të Fondit Pensional dhe Invalidor, Arsim Hasanin.
“Qeveria ka dhënë pëlqimin e saj me Vendimin e datës 17.03.2023 të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, me të cilin Arsim Hasani u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Hasani është anëtar i Aleancës për Shqiptarët dhe emërimi i tij në krye të Fondit Pensional është pjesë e marrëveshjes me të cilën kjo parti iu bashkua koalicionit qeverisës muajin e kaluar./Telegrafi/