Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme bëri deklasifikimin e marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontetsit të emrit dhe lejoi publikim të saj, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja, siç informoi në konferencën për shtyp zëdhënës i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, veçmë është shpallur në web-faqen e Qeverisë së RM-së.
“Qeveria e Maqedonisë njëzëri e rishikoi dhe miratoi raportin për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe mori vendim për deklasifikimin e tekstit të marrëveshjes. Marrëveshja veçmë është shpallur në web-faqen e Qeverisë dhe tërë publiku në Maqedoni ka qasje në tekstin e dokumentit.”, tha Boshnjakovski.
Boshnjakovski theksoi se akoma nuk është caktuar data për takimin mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në të cilin duhet të nënshkruhet marrëveshja, por tha se nesër do të ketë më shumë detaje për datën dhe vendin e saktë të nënshkrimit të marrëveshjes./Telegrafi/