Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë: “Dura” nuk është kompani e falimentuar

“Dura” tashmë po operon në vendin tonë, OBRM-PDUKM të mos gënjejë publikun dhe të mbështesë investimet që punësojnë deri në 1.000 qytetarë tanë, reagojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kundër deklaratës së OBRM-PDUKM-së se kompania Duro ka falimentuar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut demanton manipulimet e partisë politike OBRM-PDUKM në lidhje me investimin e madh të kompanisë ‘Dura’. Informacioni i dhënë nga OBRM-PDUKM i cili thotë se ‘Dura’ ishte një kompani e falimentuar është e pasaktë dhe plotësisht manipuluese. ‘Dura’ është kompani gjigante që operacionet e saja në Maqedoninë e Veriut i kryen përmes një filiali britanik dhe tashmë ka një fabrikë operative në vend me 1.000 të punësuar. Për më shumë informacion dhe fakte, publiku do të informohet direkt nga kompania Dra”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Zaev lavdërohet me kompaninë e huaj e cila ka falimentuar
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Zaev lavdërohet me kompaninë e huaj e cila ka falimentuar

Më herët nga partia OBRM-PDUKM informuan se Zaevi ka promovuar një investim të ri nga një kompani e cila kishte falimentuar para një muaji./Telegrafi/

Exit mobile version