Site icon Telegrafi

”Qeveria e Maqedonisë duhet të deklarohet për xeheroret Kazandoll dhe Ilovica”

Komunat e juglindjes së Maqedonisë konkluduan se nuk kanë përgjegjësi për të sjellur vendim për xeheroret Kazandoll dhe Ilovica, ku tashmë janë dhënë koncesionet për eksploatim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarët e dhjetë komunave të këtij rajoni, ku shoqatat qytetare bëjnë fushatë kundër xeheroreve dhe janë mbajtur tashmë edhe referendume, e diskutuan edhe çështjen e koncesioneve.

Komunat thonë se për këto xeherore dhe referendumet duhet të deklarohet vetë Qeveria pasi që, sipas tyre, tema është bërë mjaft e ndjeshme./Telegrafi/

Exit mobile version