Në konferencë për shtyp, zëdhënsi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnajkovski tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 92 e shqyrtoi propozimin ndryshimin e Kushtetutës së Republikë së Maqedonisë.
“Qeveria vendosi ta dorëzojë deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë propozimin me qëllim i njëjti të shqyrtohet dhe sillet vendim për hyrje në ndryshimet kushtetuese”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Boshkosiki, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se tashmë të gjithë deputetët kanë mundësi historike, që ta çojnë Maqedoninë drejt BE-së dhe NATO-s.
Deputetët sipas tij duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve që votuan në referendum dhe se 80% e qytetarëve vazhdimisht deklarohen se janë për BE dhe NATO./Telegrafi/