Qeveria në seancën e mbrëmshme e shqyrtoi dhe miratoi Protokollin për hyrje në Republikën e Maqedonisë të diplomatëve të huaj të akredituar në vend dhe anëtarëve të familjeve të tyre, ku parashihet se ata nuk duhet të jenë të përjashtuar nga masa e detyrueshme e karantinës.
“Me qëllim që të respektohet Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe në të njëjtën kohë të zbatohen ligjet dhe rregulloret kombëtare (të cilat diplomatët duhet ta respektojnë sipas Konventës së Vjenës), masa e karantinës shtetërore do të zbatohet vetëm aq sa është e nevojshme”, thuhet në Protokoll.
Siç kumtoi shërbimit qeveritar për shtyp, qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që menjëherë të njoftojë të gjitha misionet konsullore diplomatike të huaja të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut për Protokollin e miratuar./Telegrafi/