Qeveria sot në mbledhje e riafirmoi përcaktimin që të mbrohet statusi i UNESCO-s për trashëgimi kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe i detyroi të gjithë institucionet relevante që deri të premten të dorëzojnë informacione për realizimin e rekomandimeve të UNESCO-s.
“Në konkludimet e Qeverisë për këtë çështje është edhe rekomandimi për komunat e Debrcës, Ohrit dhe Strugës që të intensifikohen proceset dhe aktivitetet me qëllim përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s”, thuhet në njoftimi e shërbimit qeveritar për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, statusi i UNESCO-s për rajonin e Ohrit u rrezikua për shkak të ndërtimeve që kanë ndodhur për rreth Liqenit të Ohrit./Telegrafi/