Të turpshme dhe të papranueshme janë kërcënimet dhe thirrjet të mbushura me urrejtje nga gazetari Cvetin Çilimanov, i cili haptazi pohon se që të sulmohet kolegia e tij, thonë nga qeveria.
“Dhe në këtë rast, ne kujtojmë qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: Zero tolerancë për çdo kërcënim, shantazh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe për çdo përpjekje për agresion kundër lirisë së fjalës dhe shprehjes. Ne u bëjmë thirrje mediave, shoqatave të gazetarëve dhe institucionet e tjera në vend, sidomos prokurorisë dhe gjykatave, të veprojnë shpejt dhe në mënyrë profesionale në rast të ndonjë përpjekje për sulm ose kërcënim ndaj punonjësve të medias”, thuhet në deklaratë.