Kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se “Qeveria po bën plan për kthimin e jetesës normale, dhe tashmë po punon në protokolle të reja se si do të hapen çerdhet”.
“Unë mendoj se përmes protokolleve të përgatitura mirë, fëmijët do të mund të kthehen në çerdhe. Megjithatë për këtë Qeveria duhet të sjell vendime, dhe është e rëndësishme të ketë besim te qytetarët”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se është i rëndësishëm besimi i qetarëve dhe sipas hulumtimeve të fundit dhe anketave, 68% e qytetarëve thonë se Qeveria ka menaxhuar mirë me krizën shëndetësore.
“Kjo tregon se qytetarët kanë besim te institucionet dhe kjo është e rëndësishme. Kjo krizë kontribuoi që ta kthejmë besimin në sistemin institucional”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/