Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut assesi ta kalojë Ligjin për regjistrimin e popullsisë

Edhe pse Enti Shtetëror për Statistika e paralajmëron Propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, ky ligj së pari duhet të kalohet në mbledhje qeveritare para se të dërgohet në Kuvend. Që nga fillimi i vitit, ky ligj ende se ka kaluar filtrin qeveritar.

Regjistrimi i popullsisë duhet të mbahet në vitin 2020, dhe për këtë shkak pritej që në mbledhjet e Qeverisë të miratohet kjo zgjidhje ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky ligj nuk ishte u miratua as në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në mbledhjen e 129-të nuk u diskutua për Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Presim që ky ligj të shkojë në procedurë qeveritare në mbledhjet e ardhshme. Besoj se i dini  vendimin e Qeverisë së regjistrimi do të bëhet në vitin 2020. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë se pse ky ligj nuk është vendosur në rend dite. I njëjti është duke u përgatitur dhe shpresojmë se javën e ardhshme të jetë në mbledhjen e Qeverisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Muhamed Hoxha.

Nga Enti Shtetëror për Statistika nuk parapanë përkatësinë etnike, por kjo u shtua. Sipas Propozim-ligjit qytetarët që s’jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut për më shumë se një vit do të regjistrohen si persona që jetojnë në mërgatë.

Regjistrimi i popullsisë pritet të mbahet në mars të vitit të ardhshëm ndërsa i gjithë procesit pritet të kushtojë duku rreth 8.5 milionë euro. Regjistrimi i fundit i popullsisë ishte në vitin 2002, ndërsa regjistrimi i vitit 2011 dështoi pesë ditë para se të përfundojë./Telegrafi/

Exit mobile version