Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë aprovon projektin për ndërtimin e magjistrales Shkup-Tiranë

Vlera e ndërtimit të rrugës së “Arbrit” Gostivar-Dibër, në pjesën e Maqedonisë, kap shifrat prej 400 milion euro, ndërsa projekti që ka kaluar në Qeveri Gostivar- Kërçovë- Strugë , është parashikuar të përfundoj brenda 6 viteve dhe bashkë me Korridorin 8, që brenda saj përfshinë edhe projekte të infrastrukturës, hekurudhë, energjisë elektrike dhe telekomunikime, arrijnë vlerën prej 1.4 miliardë euro.