Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë angazhon ushtrinë për menaxhim me zjarrin

Zjarret te ‘Makedonski Brod’ edhe më tej janë aktive, ndërsa mbrëmë Qeveria e Maqedonisë i ka shqyrtuar mundësitë për menaxhim me krizën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi Mile Boshnjakovski deklaroi se zjarret ende janë aktive në vendet që u paralajmërua zjarri dhe se afërsisht janë kapluar nga zjarri rreth 300 hektarë me pisha mali.

Në fikjen e zjarrit janë aktivizuar edhe dy helikopterë të Ushtrisë së Maqedonisë si dhe ushtarë e zyrtarë.

Qeveria mori vendim që të thirret Komiteti për menaxhim me kriza, të cilët marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Policisë, Shëndetësisë dhe Transportit.

 

Exit mobile version