Qeveria e Maqedonisë punon në analiza dhe konsultime për propozimet e ndërmjetësuesit Matthew Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit.
“Qeveria e Maqedonisë tanimë punon në analiza dhe konsultime në lidhje me propozimet e dorëzuara nga ndërmjetësuesi Matthew Nimetz. Në periudhën e ardhshme, do të bëjmë hapa për përfshirjen e gjithë faktorëve politikë në vend, me qëllim që të ndërtihet qëndrim dhe strategjie e përbashkët”, thonë për AIM nga qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndërkohë mediat greke shkruajnë se Nimetz gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të vizitojë edhe Shkupin edhe Athinën.
Për çështjen e emrit pritet të ketë takim edhe të nivelit mes kryeministrave. Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras pritet të takohen në Davos të Zvicrës./Telegrafi/