Kryeministri i ri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, mori detyrën nga paraardhësi i tij, Dushko Markoviq.
“Takimi i sotëm dhe dorëzimi zyrtar i detyrave është një konfirmim i përmbajtjes demokratike, pjekurisë dhe përgjegjësisë që politika jonë trashëgon. Le të shpresojmë që kjo Qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të saj”, citohet të ketë thënë Markoviq, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Qeveria e re Malit të Zi u zgjodh të premten me mbështetjen e 41 parlamentarëve malazezë.
Krivokapiq kryeson qeverinë e dymbëdhjetë ministrive, ndërsa kreu i koalicionit Bardh e Zi, Dritan Abazoviq, është zëvendëskryeministër.
Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanoviq, i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet. /Telegrafi/