Site icon Telegrafi

Themelohet Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u tha se kjo Zyre do të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti pas mbledhjes së Qeverisë tha se me themelimin e kësaj zyreje do të mbështesin qytetarët e Luginës së Preshevës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Ai po ashtu tha se Lugina do të mbështetet në fushën e arsimit, furnizimit me libra e materiale mësimore, do të mbështetet po ashtu me në aktivitetet kulturore, etj.

Hoti tha se do të kontaktojnë me përfaqësuesit e Luginës për t’u koordinuar.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se drejtor i kësaj zyre do të jetë një nga këshilltarët e kryeministrit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version