Telegrafi

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë që do të udhëhiqet nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, dhe ku do të përfaqësohen Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Protokolli i Shtetit të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, Këshilli do të organizojë, koordinojë dhe hartojë planin e aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori.

Me propozim nga udhëheqja e Këshillit themelohet edhe ekipi për zbatimin e planit të aktiviteteve i cili do të marr detyrat nga Këshilli Organizativ dhe do t’i raportojë këtij këshilli.

Gjithashtu, me një vendim të miratuar nga Qeveria është themeluar paneli për rekrutimin e kandidatëve potencial që do të punësohen për projektin kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Paneli do të ketë këtë përbërje:

Në njoftim thuhet se ky panel  ka për obligim kryerjen e procedurave të intervistimit për rekrutimin e kandidatëve potencial që do të punësohen për projektin kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/