Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës me procedura lehtësuese për bashkëatdhetarët

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar disa procedura për mërgimtarët.

Teksa u ka uruar mirëseardhje në Kosovë, Qeveria i ka njoftuar se policat kufitare tashmë mund t’i paguajnë edhe online. Po ashtu, ka njoftuar se edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.

Lexo po ashtu Ndryshon procedura për marrjen e policës kufitare për bashkatdhetarët, Murati tregon hapat

Tutje, përmendet edhe kalimi i lehtësuar nëpër pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona e pa ndalesa, qasja online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën e-Kosova dhe shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version