Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri.
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.
“Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin… Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/