Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përkatësisht Zyra për Çështje të Komuniteteve, ka publikuar më 10 korrik 2023 një listë me emrat e organizatave joqeveritare dhe mediave, të cilat kanë përfituar mbështetje financiare për projektet ose programet për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë.
Lista përmban ndarjen e tri kategorive, dy prej të cilave me listë të OJQ-ve që përfituan subvencionim dhe një kategori tjetër me media.
Ndarja e parasë për OJQ-të dhe mediat u tha se po bëhet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.
Në listën që e publikoi ZKM-ja janë 6 media që kanë përfituar nga thirrja e 31 majit 2023. Por, asnjëra nga mediat në këtë listë nuk është anëtare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), organ ky vetërregullues i mediave online në vend.
KALLXO.com ka verifikuar nëse mediat që përfituan nga kjo thirrje janë pjesë e KMShK-së, por asnjëra nga 6 mediat përfituese nuk është në listën e anëtarësisë.
Mediat online që përfituan nga kjo thirrje janë: SH.I.M. Kosovahaber, Utilis, Dardana Press, Connection Media, Gazeta Scanner dhe Prosperiteti.
Portali ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës për Media të ZKM-së, për të kuptuar se pse u ndanë para mediave që nuk janë anëtare të KMShK-së, por deri në publikimin e këtij lajmi, ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Lista e plotë e OJQ-ve dhe mediave që përfituan para nga Qeveria: