Telegrafi

Qeveria e Kosovës ndan katër milionë euro për blerjen e barnave esenciale

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka ndarë 4 milionë e 200 mijë euro për blerjen e barnave esenciale për muajt e fundit të këtij viti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë tha se bëhet fjalë për kërkesën e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për ndarjen e mjeteve shtesë, për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit, për tremujorin e fundit.

“Bëhet fjalë për kërkesën e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për ndarjen e mjeteve shtesë, për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit, për tremujorin e fundit. Bëhet fjalë për shumën mbi 4 milionë e 200 mijë euro e 100 euro. Dhe mjetet e ndara sipas kërkesës do të merren nga nën-programi kontigjencat në Ministrinë e Financave, nga kategoria mallra dhe shërbime dhe transferohen në Shërbimin spitalor, klinik dhe universitar”, tha Murati, raporton Telegrafi.

Sipas tij, ndarja e mjeteve bëhet duke marr parasysh nevojën për sigurimin e barnave esenciale. /Telegrafi/